Google ADS

Blinken vlerëson qëndrimin e BE-së për perspektiven e Ballkanit Përendimor

22:24 | 14 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka zhvilluar një takim me shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, të enjten në Uashington.

Në këtë takim Blinek vlerësoi “mbështetjen e vazhdueshme” të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Blinken po ashtu theksoi nevojën për të çuar përpara bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një komunikatë të Departamentit amerikan të Shtetit thuhet se dy zyrtarët biseduan edhe për një varg çështjesh të tjera, përfshirë partneritetin SHBA-BE, situatën në Afganistan, Rusinë dhe Kinën.

Javën e kaluar, Bashkimi Evropian mbajti një samit me përfaqësues të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor që synojnë anëtarësimin në BE.
BE-ja miratoi një deklaratë, në të cilën u tha se ajo mbështet perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe “riafirmon përkushtimin e saj për procesin e zgjerimit” të bllokut evropian./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme