Google ADS

Blinken nesër do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s, stabiliteti në Ballkan në fokus

08:15 | 26 Nëntor 2023
E.H

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, nesër do të udhëtoj për në Bruksel kudo të marr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s i cili mbahet nga 27 deri me 29 nëntor.

Kështu ka njoftuar Departamenti Amerikan i Shtetit, teksa thekson se përfshihet edhe takimi i parë i ministrave të jashtëm të Këshillit NATO-Ukrainë.

Po ashtu, ndër temat e këtij udhëtimit të Blinkenit, do të jetë edhe Ballkani Perëndimor.

“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken do të udhëtojë në Bruksel, Belgjikë nga 27-29 nëntor 2023 për të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, duke përfshirë takimin e parë të ministrave të jashtëm të Këshillit NATO-Ukrainë”, thuhet në njoftim.

“Sekretari Blinken do të theksojë angazhimin e palëkundur të NATO-s ndaj Ukrainës në luftën e saj kundër agresionit rus, do të theksojë mbështetjen tonë për demokracinë dhe stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe do të diskutojë prioritetet për Samitin e Uashingtonit në korrik 2024”, thuhet tutje në njoftimin e DASH-it./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme