Sot në Prishtinë për herë të parë po mbahet Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ndërsa të pranishmëve i është drejtuar me një video-mesazh edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Sekretari i shtetit më tej deklaroi se Forumi në Prishtinë i përmbledh dy gjëra që ishin për zemër për ish sekretaren e shtetit, Madeleine Albright: popullin e Kosovës dhe çështjen e fuqizimit të të drejtave të grave.
Sekretari i shtetit, Blinken më tej theksoi se ish sekretarja Albright kishte luftuar për të drejtat e grave në të gjitha aspektet, ndërsa përmendi faktin se Kosova deri tani ka dy gra presidente.
Ai përmes një video-mesazhi po ashtu përmendi luftën në Kosovë, duke cituar ish sekretaren se “ishte një përballje mes vrasjeve barbare dhe forcës së nevojshme”.
“…Lufta në Kosovë ishte një përballje mes vrasjeve barbare dhe forcës së nevojshme, ndërmjet mostolerancës së dhunshme dhe respektimit të të drejtave të njeriut, mes tiranisë dhe demokracisë….”, tha ai, duke cituar ish sekretaren amerikane.
Më tej sekretari Blinken foli edhe për ndërhyrjen e NATO-s.
“Ne fituam sepse aleanca jonë ishte e bashkuar dhe e fortë. Kauza jonë ishte e drejtë dhe për shkak të popullit të Kosovës” u shpreh Blinken, gjersa citonte fjalët e ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright.
Ky forum po mbahet me iniciativën e Presidentes së vendit, Vjosa Osmani, dhe do të zgjas deri nesër. /arbresh.info/
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll
Hamasi: Jemi të përkushtuar për marrëveshjen e armëpushimit ...
Çështja e emigrantëve, Hasani për ANSA-n: Të përkushtuar nda...
Hapja e fabrikës për municion, Maqedonci: Jemi koordinuar me...