Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në hapje të takimit me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se Kosova është partnere e palëkundur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai ka thënë se dy shtetet kanë një histori të gjatë, teksa ka falënderuar Kosovën për pritjen e refugjatëve afganë dhe për mbështetjen e Ukrainës pas agresionit rus.
“Kosova është partnere e palëkundur dhe e rëndësishme e SHBA-së. Ne jemi duke punuar së bashku për të përcaktuar disa çështje të rëndësishme për SHBA-të dhe shtetin tuaj. Ju falënderoj edhe një herë që i keni mirëpritur afganët dhe që kemi parë mbështetje që nga dita e parë për Ukrainën. Keni punuar edhe në aspektet tjera, të cilën gjë e çmoj. Presidente e çmoj lidershipin tuaj. Nesër do të nënshkruani kontratën me MCC për energji. Kemi bashkëpunuar për të gjitha këto çështje dhe kemi punuar në çështjet kritike të sigurisë rajonale. Faleminderit që keni ardhur, është nder dhe kënaqësi”, ka thënë Blinken.
Ndërkaq presidentja Osmani ka falënderuar sekretarin Blinken për takimin dhe ka thënë se populli i Kosovës është mirënjohës për kontributin e vazhdueshëm të SHBA-së për Kosovën.
Ajo ka thënë se ndihma amerikane ka qenë ekzistenciale për të arritur lirinë, në rrugën për pavarësi e në zhvillimin si demokraci, transmeton rtk.
Osmani ka thënë po ashtu se garanton që Kosova është me popullin e Ukrainës kundër agresionit rus.
“Siç e dini Vladimir Putin ka bërë përpjekje që të destabilizohet Ballkani Perëndimor, por ne vazhdojmë të mbesim aleatë me SHBA-në dhe BE-në për t’u siguruar që t’i ndalim planet e Rusisë“, ka thënë presidentja Osmani.
LEXO EDHE
Blinken: Nesër nënshkruajmë marrëveshjen me Kosovën për MCC-në – Arbresh.info
Vendasit dhe policia në luftë të përbashkët kundër bandave, ...
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë