Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përmes një letre, ka uruar e shtetin serb për ditën e shtetësisë dhe njëkohësisht ka inkurajuar këtë shtet që të arrijë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Blinken, i cili sot po qëndron për vizitë në Shqipëri, kërkon nga Serbia që të zbatojë zotimet e saj, dhe t’i përmbahet dialogut të BE-së për çështjen e Kosovës.
“Ne presim me padurim forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme, të sigurt dhe më të begatë për popullin serb dhe amerikan. Ne mbështesim qëllimin tuaj për t’u bashkuar me BE-në dhe presim me padurim të punojmë me qeverinë e re serbe dhe partnerët evropianë që do të ndihmojnë Serbinë plotësojnë kriteret për anëtarësim, SHBA inkurajon Serbinë që të përmbushë obligimet e saj dhe të vazhdojë dialogun nën patronazhin e BE-së për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin me Kosovën” , thuhet në mesazhin e Bliknen./voa
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...
Ancelotti për Asencion: Jam i lumtur me të, do të jetë i mir...
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...