Google ADS

Blinken e duartroket presidenten Osmani për rolin e saj në lansimin e forumit për Gratë, Paqen e Sigurinë

19:46 | 9 Korrik 2024
E.H

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Bliken, ka mbajtur një konferencë për media për themelimin e Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në të cilën ka falënderuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për kontributin e dhënë.

Blinken për Osmanin tha se ka qenë vendimtare për të filluar me këtë nismë për gratë, sigurinë dhe paqen.

“Këtë vit ‘Gratë, Paqja dhe Siguria’ janë krijuar në Kosovë dhe Kolumbi, dhe e kemi presidenten Vjosa Osmani që është e pranishme këtu. Presidentja Osmani ka qenë instrumentale si rëndësi në iniciativë, pra këto janë inkubatorë të ideve e inovacionit, dhe do të kemi qendër të tretë në Filipine”, ka thënë Blinken.

Zyra e Presidentes është përzgjedhur në mesin e 3 partnerëve globalë nga Zyra e Sekretarit Blinken për ta themeluar Qendrën Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Marrëveshja për themelimin e kësaj Qendre është nënshkruar nga Osmani dhe Zyra e Blinkenit në prill 2024, gjatë Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë./Arbresh.info

Lexo edhe:

Osmani takohet me Blinkenin në Washington: Aleanca me ShBA-në, gurthemel për stabilitetin

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme