Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të marr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s i cili mbahet në Bruksel nga 27 deri me 29 nëntor.
Kështu ka njoftuar Departamenti Amerikan i Shtetit, teksa thekson se përfshihet edhe takimi i parë i ministrave të jashtëm të Këshillit NATO-Ukrainë.
Po ashtu, ndër temat e këtij udhëtimit të Blinkenit, do të jetë edhe Ballkani Perëndimor.
“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken do të udhëtojë në Bruksel, Belgjikë nga 27-29 nëntor 2023 për të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, duke përfshirë takimin e parë të ministrave të jashtëm të Këshillit NATO-Ukrainë”, thuhet në njoftim.
“Sekretari Blinken do të theksojë angazhimin e palëkundur të NATO-s ndaj Ukrainës në luftën e saj kundër agresionit rus, do të theksojë mbështetjen tonë për demokracinë dhe stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe do të diskutojë prioritetet për Samitin e Uashingtonit në korrik 2024”, thuhet tutje në njoftimin e DASH-it./Arbresh.info
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi