Bleu produkte ushqimore me 740 euro me monedha dy euro false në Ferizaj- i dyshuari shoqërohet në polici

11:10 | 8 Maj 2023
E.H

Është arrestuar një person në Ferizaj, i cili dyshohet se me 740 euro, të gjitha monedha dy euro të falsifikuara kishte blerë produkte ushqimore.

Policia e Kosovës njofton se rasti kishte ndodhur gjatë së dielës pasdite, teksa personi që dyshohet është një 41-vjeçar.

Ndërsa pas intervistimit të tij nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt hetimore , kurse monedhat në vlerë 740 euro, të gjitha monedha nga dy (2) euro janë konfiskuar, për procedura të mëtejme hetimore

“Me datën 07.05.2023 rreth 15:00 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë tek një qendër tregtare në Ferizaj, një person i dyshuar aty kishte blerë produkte ushqimore në vlerë rreth 740 euro, të gjitha monedha nga dy (2) euro të dyshuara si të falsifikuara dhe ishte larguar”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme