Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, po tenton të manipulojë për përfitime politike me Ligjin për Zgjedhjet, duke përfshirë në këtë betejë aspak të drejtë, diasporën.
Kjo në mënyrë që kryeministri Albin Kurti t’i paraprijë procesit të ri zgjedhor, meqë ligji aktual i ndalon kandidimin në zgjedhje për të qenë bartës liste, njofton Klan Kosova.
”Materialet kanë ardhur në momentin e fundit”.
”Fatkeqësia është pikërisht në atë që një plotësim i ligjit për diasporën tentohet që të manipulohet deri në atë masë, sa që për hesape politike të ulëta, për t’i mundësuar Albin Kurtit t’i paraprijë procesit të ri zgjedhor kur ai do t’i mundësonte vetes së tij, që ta ketë një mandat të ri dhe për ta legjitimuar pozicionin e tij, e fut në këtë betejë të ashpër e aspak fer, diasporën duke u munduar që të trajtojë njërin prej ligjeve më të rëndësishme pas Kushtetutës së Kosovës”.
”Kjo formë e shantazhit ndaj opozitës, kjo formë e diktatit ndaj partive opozitare, u panë edhe shkeljet procedurale, kishte shkelje flagrante”.
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...
Pas shpërthimit të mbrëmshëm, forca të mëdha të KFOR-it dhe ...
Gjendja në kanalin e Ibër Lepencit, pas shpërthimit të mbrëm...