Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu ka reaguar për rastin e të miturës në komunën e Drenasit.
Deliu përmes një postimi në facebook ka shkruar se e mitura është skllavëruar prej disa niveleve, shkruan arbresh.info
“Vajza e mitur nga Drenasi është skllavëru seksualisht prej disa niveleve. Abuzimi me të fillon prej shkollës në të cilën ka ndjekur mësimet, vazhdon me policin i cili do të duhej me e hetu rastin dhe përfundon me doktorin i cili ka kryer abortin ndaj një të miture në ordinancën e tij private”, ka shkruar ajo.
Deputetja ka kërkuar gjithashtu që fajtorët të marrin dënimin e merituar.
“Të gjithë fajtorët e përfshirë në këtë akt makabër zingjiror duhet të marrin dënimin e merituar”, ka përfunduar ajo.
Ndryshe për rastin e të miturës gjatë ditës ka reaguar edhe kryetari i komunës se Drenasit Ramiz Lladrovci.
Lladrovci në një konferencë për medie ka thënë se ka thënë se kjo çështje e ka shqetësuar tej mase.
“Kemi mësuar Sh.Gj me iniciale është i njoftuar për publikun drejtoria e Arsimit ka pezulluar nga puna mësimdhënësin. Ndaj të njëjtit do të bëhet edhe masa disiplinore. Komuna e Drenasit pas njoftimit të Policisë se një mësimdhënësi me datën 19.09.2017 ka abuzuar më një të mitur atëherë në ne e kemi pezulluar mësimdhënësin me të marr informacionin. Ne kemi marr masa dhe i kemi shkruar Prokurorisë së Shtetit, sepse edhe atëherë kemi thënë se s’janë zhvilluar hetimet siç duhet, dhe pas pak kohe ky hetim është mbyll, ku ne jemi detyruar ta kthejmë mësimdhënësin në punë. Atëherë kam thënë se me siguri e kanë detyruar viktimën ta tërheq akuzën dhe tash po del të jetë e vërtetë”, ka thënë ai./Arbresh.info/
Lexo edhe: Lladrovci deklarohet për rastin e të miturës
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...