Google ADS

Blerta Deliu: Presim mirëkuptim për demarkacionin nga opozita

18:42 | 21 Shkurt 2017
Arbresh.info

Deputetja e Partisë Demokratike, Blerta Deliu, ka deklaruar se pret mirëkuptim dhe dialog nga opozita rreth marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Përmes një lidhjeje telefonike në emisionin Info Magazine, Deliu ka deklaruar po ashtu se nuk e di kur Demarkacioni do të rikthehet në Kuvend.

Ne kemi pasur disa herë diskutime edhe me Murat Mehën por edhe me akterë të tjerë, por nuk e di kohën kur çështja e demarkimit do të kthehet në kuvend. Pres që të kemi dialog e mirëkuptim nga partitë për një çështje që një farë forme ka të bëjë me integrimin e Kosovës.

“Ne si grup parlamentar, i kemi bërë të qartë qëndrimet e tona sa i përket demaskimit”, ka thënë Deliu në Info Magazine.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme