Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se subjekti që ajo përfaqëson asnjëherë nuk ka rrezikuar raportet me aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mirëpo në Info Magazine, ajo ka hedhur akuza ndaj Qeverisë në krye me Albin Kurtin, se ka tensionuar skajshmërisht marrëdhëniet me SHBA-të, njofton Klan Kosova.
”Unë prapë e them që asnjëherë raportohet tona me një aleat strategjik s’kanë qenë më të rënduara se sa në 50 ditëshin e kësaj qeverie”.
”Tallje, etikimet se: ”Shtëpia e Bardhë qenka e verdhë apo e kuqe”, propaganda e thirjet e Albin Kurtit se ” Qeveria amerikane ka prishur Qeverinë”, shumë e shumë të tjera thënie – na sjell në përfundim se ka pasur përshkallëzim të raportit me aleatin kryesor”.
”Asnjëherë këto raporte me SHBA-të nuk kanë qenë në një fazë më të tensionuar sesa në këto ditë të qeverisjes”.
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut nuk kemi mosmarrëveshje
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...
Kelmendi, Bajramit: Platforma digjitalizimit nuk gjindet, ku...
Mungesa e fëmijëve, Drenusha shpërthen në lot
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...
Pedri: Agjentët e mi po merren me kontratën e re me Barcelon...