Në mbledhjen e ardhshme të kryesisë së PDK-së do të vendoset edhe për përgjigjen që do t’i jep partia për ftesës së kryetarit të LDK-së Isa Mustafa për bisedime lidhur me postin e presidentit të vendit.
Kështu ka bërë të ditur deputetja e kësaj partie Blerta Deliu, e cila tha se vendi nuk duhet të mbetet në vakuum për një pozitë kaq të lartë të shtetit, njofton Klan Kosova.
“Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e këtij pozicioni dhe se vendi nuk duhet të ketë një vakuum institucional sa i përket një pozite kaq të rëndësishme, sidomos në rrethanat që po kalon Kosova. Është shumë me rëndësi për stabilitetin e vendin, institucionet e Kosovës që ky vend duhet të qartësohet dhe të ketë dakordësi”.
Deliu tha se në partinë e saj ka shumë emra që e meritojnë të jenë në krye të Presidencës edhe për përvojën politike që e kanë pasë më herët – megjithëse nuk përmendi ndonjërin.
“Në PDK kemi shumë emra të rëndësishëm dhe figura të spikatura që kanë pasë një rol të rëndësishëm për rrugëtimin e shtetit. Por, duhet të ketë një dakordësi dhe që ai person të paraqet në radhë të parë një konsensus shoqëror. PDK-jaka shumë emra që mund të bartin këtë pozitë të rëndësishme. Pra, për një pozitë të tillë kushtetuese nevojitet që të ketë një qartësi dhe koordinim në mes forcave politike që të merren votat në parlament”.
Por, a mund ta mbështetë PDK-ja kandidaturën e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt?
“Ne respektojmë vullnetin e secilit, përfshirë edhe të Haradniajt, por edhe për të duhet të ketë qartësi se cila do të jetë mbështetja që ka brenda parlamentit”.
Deliu në Edicionin Special ka thënë se zëvendëskryeministri Driton Selmanaj së paku duhet të kërkojë falje për deklaratën, siç tha ajo, të pamatur mbi çështjen e të pagjeturve. Por, për debatin që patën në Kuvend deputetët e Vetëvendosjes dhe të LDK-së, ajo tha se ndodhi krejt ajo e kundërta që thanë këto dy parti.
“Kemi parë dy forca politike që proklamuan një qeveri të shpresës dhe në fund pati kacafytje për çështjen më të ndjeshme të shoqërisë kosovare. Edhe unë kam ende shumë familjarë të pagjetur. Edhe unë jam ndjerë e rënduar nga përfaqësues të qeverisë që janë të obliguar të jenë pjesë e diskursit. Ajo që më së paku i ka shkuar pamjes së Parlamentit ka qenë edhe kjo prej atyre që kanë mashtruar me votën e qytetarëve”.
“Edhe Selmanaj duhet të respektojë plagët e rënduar të familjeve që kanë përjetuar dhimbje dhe kanë ende varre të hapura. As ne kur ishim në institucione s’kemi arritur të bëjmë sa duhet. Më e pakta qw mund tw bwjw Selmanaj wshtw që të jetë afër dhe të angazhohet që të punojë më shumë për kthimin e personave të pagjetur. Selmanaj duhet të jetë i vetëdijshëm dhe ta trajtojë me seriozitet. Ai duhet t’i kërkojë falje Bogujevcit dhe familjeve që u ndien të ofenduar nga një deklaratë e pamatur. Kjo është më e pakta që mund të bëjë, por pse jo edhe të largohet nga kjo pozitë. Duhet të jetë në moralin e një politikani”.
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...