Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, nëpërmjet faqes së saj facebook, ka bërë një deklaratë ku ka kërkuar saktësimin e votave të dhëna për rrëzimin e qeverisë Kurti, gjatë seancës së mocionit të votëbesimit.
Deputetja e PDK-së shpjegon në tekstin e saj se ka pasur një gabim të rëndë për sa i përket votave të dhëna për rrëzimin e qeverisë duke lënë të kuptohet se numri i votave nuk ka qenë 82 por së paku 84.
Për ta mbështetur denoncimin e saj ajo kujton se në seancë janë shpallur të pranishëm 117 deputet nga të cilët 1 abstenoi dhe 32 votuan pro qeverisë, për rrjedhojë votat e mbetura që duhej të ishin dhënë kundër qeverisë Kurti duhet të kenë qenë së paku 84. Prandaj ajo vë para përgjegjësisë kryetaren e kuvendit dhe kërkon prej saj që të angazhohet për të saktësuar dhe ndrequr proces-verbalin. Sipas saj kjo gjë vërtetohet lehtë nëpërmjet xhirimeve të seancës dhe konsultave me drejtuesit e grupeve të ndryshme parlamentare.
Në vijim është postimi i Blerta Deliu Kodrës në rrjetin social facebook:
Kryetarja e Kuvendit, e cila ka drejtuar seancën për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, por edhe sekretariati i Kuvendit dhe grupet parlamentare, duhet të kërkojnë sqarim pse ende në publik nuk është sqaruar saktë numri i votave të dhëna për mocionin e votëbesimit ndaj qeverisë.
Si pasojë e gabimeve teknike nga ana e regjisë me rastin e votimit të mocionit, por mbase edhe për faj të tendenciozitetit politik, numri i votave të dhëna nga parlamenti për rrëzimin e qeverisë është raportuar 82 ndërkohë që duhet të ishte më i madh.
Nga mungesa e përmirësimit të procesverbalit me të dhënat e sakta, edhe sot në opinion po manipulohet me numrin e deputetëve mbështetës të mocionit duke deklaruar se ishte 82.
Kujtoj këtu se pjesëmarrës të shpallur në seancë ishin 117 deputet nga të cilët abstenues ishte 1 deputet dhe votat kundër mocionit ishin 32 (duke përfshirë këtu Osmanin dhe dy deputetët e saj brenda LDK-së). Kjo do të thotë se votat për rrëzimin e qeverisë duhet të kenë qenë së paku 84 e jo 82 sikurse u raportua.
Kjo neglizhencë përbën shkelje të rëndë të vullnetit të deputetit dhe detyrimeve kushtetuese nga ana e drejtuesit/drejtuesës së Kuvendit. Numri i saktë i votave mund të gjendet lehtë duke shqyrtuar xhirimet televizive të momentit të votimit por edhe duke u konsultuar me drejtuesit e grupeve parlamentare të cilët raportojnë saktë vullnetin e pjesëtarëve përkatës.
Kryetarja e Kuvendit duhet ta obligojë sa më parë sekretariatin ta përmirësojë procesverbalin dhe të ofrohen të dhënat e sakta mbi mbarëvajtjen e seancës për votimin mocionit të mosmbesimit ndaj Qeverisë./arbresh.info
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty