Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, është e bindur se më 3 gusht do të konsolidohet Kuvendi i Kosovës në krye me kryeparlamentarin, Kadri Veselin, kurse, për themelimin e Qeverisë mendon se është herët të diskutohet, pasi ajo do të ndodh në një seancë tjetër.
Ajo në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se më datën 3 gusht do të fillon një epokë e re, epokë e krijimit të institucioneve të reja, të dala pas zgjedhjeve të 11 qershorit.
E pyetur nëse i kanë numrat nga partitë dhe koalicionet të tjera, ajo ka thënë se nuk mund të flasë në emër të partive të tjera por ka thënë se janë të bindur që Veseli do të zgjidhet edhe për një mandat si kryetar i Kuvendit.
Deliu-Kodra ka shtuar se nuk ka ndonjë datë se kur do të formohet Qeveria.
Të enjten do të mbahet seanca konstituive e thirrur nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Kjo është seancë ku do të bëhet konstituimi i punës së legjislaturës së pestë.
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”