Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se që ka fillimi i mandatat ka qenë prioriteti i tij që FSK të pajiset me armatim modern të teknologjisë së fundit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Mehaj ka thënë se blerja e dorëve Bayraktar nuk ka qenë i lehtë por sipas tij, me mbështetjen e pakursyer të kryeministrit Albin Kurti, është përmbyllur me sukses ky projekt i madh, shkruan Arbresh.info.
“Që nga dita kur kam marrë mandatin si ministër në Qeverinë Kurti -II-, prioriteti im kryesor ka qenë blerja e armatimit dhe pajisja e FSK-së me armatim modern të teknologjjsë së fundit, të cilat gjithnjë janë sipas standardeve të NATO-së”.
“Dronat Bayraktar janë lloji më i fundit i armatimit të cilat i kemi blerë, posedimit i të cilave kam vlerësuar së është i domosdoshëm për mbrojtjen e vendit tonë”.
“Ky proces nuk ka qenë i lehtë, por me mbështetjen e pakursyer të Kryeministrit Kurti, të Qeverisë dhe gjithashtu mbështetje të fuqishme ndërkombëtare me të cilët do të vazhdojmë të rrugëtojmë krah për krah gjithmonë, kemi arritur të përmbyllim me sukses edhe këtë projekt madhor”, ka shkruar Mehaj.
Tutje, Mehaj bëri të ditur së FSK po vazhdon të furnizohet cdo ditë për të ngritur kapacitetet e saj.
“Megjithatë, këto nuk janë pajisjet e vetme që kemi në posedim, në jemi furnizuar e vazhdojmë të furnizohemi çdo ditë për të ngritur kapacitetet tona. Projektet në vazhdim do të jenë hapa të mëdhenj drejt zhvillimit të forcës tonë”, tha tutje ai.
Ai theksoi se Kosova do të jetë vendi i 33 që do të anëtarësohet në NATO.
“FSK-ja me shpirtin luftarak të trashëguar nga UÇK-ja dhe me pajisjet moderne që po i sigurojmë çdo ditë, bëhet ushtri e pathyeshme dhe garantuese e paqes. Republika e Kosovës duhet të jetë vendi i 33 që anëtarësohet në NATO, detyrat tona në këtë rrugë do t’i kryejmë me përkushtim dhe së bashku do ta realizojmë edhe këtë aspiratë”, tha në fund i pari i MM-së./Arbresh.info/
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...