Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, tha se nuk është dashur që të organizohet tubimi i Vetëvendosjes për të festuar 15 vjetorin e themelimit të partisë dhe 21 vjetorin e çlirimit të Prishtinës.
Ai tha se kjo u bë kundër rekomandimeve të organizatave shëndetësore botërore.
“Kush do ta merr përgjegjësinë për përhapjen e Covid-19? A është është turp i paparë dhe një moskulturë shëndetësore? Turp kush është çka po bën sot?”.
“E kanë shkelë të drejtën themeltare të profesionalizmit shëndetësor. E përhapin virusin në mënyrë të pakontrolluar. Një parti politike pa ndërgjegje me një moral të ulët shëndetësor organizon një tubim të tillë”.
Derisa avokati Tomë Gashi, që ishte në mysafir në Info Magazine, tha se në këto deklarata të Sylës ka ngjyrime politike, por ai e mohoi.
“Tomë Gashin nuk e konsideroj si ekspert të mjekësisë. S’ka të drejtë morale për të gjykuar bindjet e mia politike. Në moment që dikush e ka thirrur një protestë të tillë – ju sot dhe organizatorët e kanë rrezikuar seriozisht shëndetin publik të qytetarëve të Kosovës. Nuk kanë mundur t’i edukojnë protestuesit”.
Syla tha se edhe Qeveria e kaluar e Kurtit edhe kjo aktualja e Hotit kanë dështuar në menaxhimin e trajtimit të pandemisë.
Parashqevi Simaku dërgon mesazh të paharrueshëm nga New York...
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do variojnë temperaturat...
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63