Google ADS

Blerim Shatri: Kurtin s’e ngriti Batoni, por gjuha angleze dhe kompjuteri

14:26 | 28 Prill 2019
Arbresh.info

Ish-anëtari i Kryesisë së Unionit Studentor, Blerim Shatri, ka thënë se Albin Kurtin s’e ka faktorizuar Baton Haxhiu por njohja e gjuhës angleze dhe dija e tij për kompjuterin.

Ky reagim i Shatrit erdhi pasi Baton Haxhiu i la merita vetes për ngritjen e Albin Kurtit në protestat që ishin organizuar në vitin 1997 nga studentët e Universitetit të Prishtinës.

“Vlen te theksohet, se ne protestat e para te 1 Tetorit, Albini ishte anëtar i Këshillit Organizativ të protestave, dhe kishte rolin e veçantë komunikimi me media ( pra pas këtyre protestave zgjidhet anëtar i kryesisë se UPSUP-se)”, ka treguar Shatri, në një tekst dërguar Gazetës Express.

Baton Haxhiu kishte thënë se Albin Kurti s’do të ishte këtu ku është pa ndihmën e tij.

“S’kish mujt me qenë Albin Kurti pa mu. Atë e kam bërë figurë më 1997.  Albin Kurtin e shndërrova unë në lider’, thotë Haxhiu derisa ka folur në një debat televiziv në televizionin Dukagjini.

Por, ish-kolegu i Kurtit nga organizatat studentore, Blerim Shatri, ka treguar edhe detaje tjera se pse lideri aktual i Vetëvendosje u bë lider edhe më 2007.

“Arsyeja pse Albin ishte i veçantë, përpos që e fliste gjuhën angleze, që ishte i vetmi ndër të gjithë ne që ishim aty, ky e zotrojke njohuritë si të përdoret kompjuteri”, ka shtuar Shatri.

Shatri ka treguar se kur i kishin vërejtur aftësitë e Kurtit, udhëheqësi i Unionit Studentor, Bujar Dugolli e kishte ngritur në pozitë.

Por, ai thotë se Baton Haxhin s’e ka parë kurrë.

“Mua asnjëherë nuk më kujtohet se e kam pa atypari Batonin. Realisht, edhe sa i përket shtypit të asaj kohe, gazeta Bota e Re ka qenë më e lexuara në gjithë Kosovën”.

Albin Kurti ishte bërë i njohur pikërisht më 2007 kur kishte dalë në ballë të protestave bashkë me Muhamet Mavrajn, Bujar Dugollin e Driton Lajçin.

Pastaj, Kurti ishte bërë pjesë e Zyrës Politike të UÇK’së në Prishtinë që udhëhiqej prej Adem Demaçit. Pastaj ishte arrestuar e burgosur për t’u liruar pasluftës.

Aktualisht, Kurti është lideri kryesor opozitar në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme