Google ADS

Blerim Reka: Skandaloze, Nobel për letërsi i ndahet Handkes, shkrimtarit që e mbështeti kriminelin e luftës, Millosheviq

15:35 | 10 Tetor 2019
Arbresh.info

Çmimi Nobel për Letërsi për vitin 2019 iu dha austriakut Peter Handke. Ndërsa për vitin 2018, ky çmim iu dha shkrimtares polake Olga Tokarczuk, lajmi sapo u njoftua në Twitter nga “Nobel Prize”.

Handke njihet për lidhjet e tij me serbët ndërsa ka kundërshtuar fort edhe bombardimet e NATO’s në vitin 1999 që sollën lirinë e Kosovës.

Për këtë të fundit, reagoi edhe Kryetari për Kandidat në RMV, Profesor dr. Blerim Reka, në rrjetin e tij social Facebook, ku shkroi:

“Skandaloze! Nobel për letërsi i ndahet Handkes, shkrimtarit që e mbështeti kriminelin e luftës, Millosheviq! Po sikur që paraprakisht po atë çmim ia ndanë Ivo Andriq ko-autorit të Cubrilloviqit dhe Ambasadorit Mbretëror Jugosllav, ngrehësit të dollisë në përurimin e Adolf Hitlerit si Kancelar. Nuk do të habitesha nëse vitin që vjen Nobelin e fiton shkrimtari i Robert Mugabes!”

Për këtë pak minuta më parë ka reaguar edhe ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.

Ajo përmes një postimi në facebook ka shkruar se Handke e ka lavdëruar dhe mbështetur Milloshiqviqin, i njohur si Kasapi i Ballkanit prandaj është e turpshme ndarje e këtij çmimi.

“#Komisioni Nobel vendos të çmimin Peter Handke – një njeri që e ka lavdëruar Millosheviçin aka “Kasapi i Ballkanit” dhe mbështeti regjimin e tij të genocidit – çmimin e këtij viti në litterature.
Nuk ka asgjë dhonē për këtë!
Ky është një vendim shtypës dhe i turpshëm”, ka shkruar Çitaku në facebook.

Lexo edhe: Reagon Vlora Çitaku: E turpshme, me Çmimin Nobel u nderua përkrahësi i Milloshoviqit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme