Analisti politik, Blerim Latifi, ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po e ndjekë rrugën e njëjtë të ish-presidentit, Hashim Thaçi, për ta siguruar pushtetin.
Latifi, i ftuar në emisionin ‘Pressing’ në T7, ka thënë se Vetëvendosja, njësoj sikurse PDK’ja në një kohë, për ta siguruar pushtetin, e ka hapur partinë për persona me diferencime ideologjike.
“Albin Kurti edhe Vetëvendosja e kanë ba një transformim thelbësor ideologjik. Në fazën e pare VV ka qenë një parti puro ideologjike, një orientim të qartë. Tash çka po shohim? Ka ndodh një lloj reformimi ideologjik. Në LVV ka njerëz nga të gjitha profile ideologjike. Disa e quajnë parti për të gjithë. Kjo metodë zakonisht përdoret në situate kur një parti ia vendos veti si qëllim me i marrë majet e pushtetit. Albin Kurti ia ka qit veti ni qëllim fundamental: me ardhë me e marrë pushtetinAlbin Kurti në metodologji është duke e ndjekë shtetin e Hashim Thaçit”, ka deklaruar ai.
“PDK ka qenë e orientume ngurtësisht. Në vitet 2000, ka qenë parti ideologjike, ideologjia u kanë LPK’ja. Hashim Thaçi kur i ka hupë disa pale zgjedhje ren, e ka pa që e vetmja rrugë me ardhë në pushtet, është me e ba një strehë për secilin që ka ambicie politike. Ky shtet ka me pru pushtet”, ka shtuar tutje Latifi.
Megjithatë, profesori universitar thotë se do jetë sfiduese menaxhimi i personave me profile të ndryshme ideologjike.
“A munet mi administru të gjithë këta njerëz që kanë pikëpamje të ndryshme? Sfida e këtyne partive fillon pikërisht kur të merr pushtetin”, deklaroi Latifi.
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi