Pas deklaratës së liderit të VV-së, Albin Kurtit se nga Kosova po ikin qytetarët e prokurori si Elez Blakaj ndërsa po qëndrojnë kriminelë ka reaguar deputeti i AAK-së, Blerim Kuçi.
Ai duke ju referuar Blakajt ka thënë se zgjedhja e njerëzve që nuk kanë guxim dhe e lëshojnë vendin lehtë nxit trendin e ikjes, shkruan arbresh.info
“Është shumë me rëndësi kur të vendosim dikë në krye të një institucioni, e përmendi dikush një prokurori, ai e ka dhënë betimin se duhet kryere punën e tij dhe nëse e lëshon vendin vet aq lehtë atëherë në start është gabimi, nuk guxojnë bartësit e institucioneve me e lësh vendin aq lehtë sepse po e ndihmon, dikush e ka nxit me e rrit këtë trend”, ka thënë ai.
Kuçi ka përmendur edhe deklaratën e Halil Matoshit, këshilltar i kryeministrit se Rusia po nxit ikjen nga Kosova.
“Dikush e përmendi edhe Rusinë, normalisht se ata janë për përfshirë në këtë çështje, nuk është e thënë se çka do të bëjnë ata por çka do të bëjmë ne”, ka shtuar Kuçi./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...