Dorëheqja e shumë përfolur e prokurorit të Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj ishte njëra nga pikat e mbledhjes së Këshillit Prokurorial të Kosovës e cila u zhvillua prapa dyerve të mbyllura. Megjithatë, kryesuesi i KPK-së, Blerim Isufaj, pas përfundimit të mbledhjes u deklarua se nuk dëshiron të komentojë për këtë çështje.
Disa ditë pasi prokurori Blakaj kishte dhënë dorëheqjen përmes një letre të gjatë sqaruese në rrjetin social Facebook, kishte pretenduar se Isufaj kishte insistuar për heqjen e Ministrit të FSK-së, Rrustem Berisha nga aktakuza për fryrjen e listave të veteranëve.
“Më vjen keq edhe për z. Blerim Isufi për të cilin kam pas respekt, por thjeshtë dua t’ja bëj me dije se provat ishin ato të cilat nuk më lejonin ta hiqja nga aktakuza z. Rrustem Berishen, përkundër insistimit të tij!”, kishte shkruar Blakaj.
I pyetur për pretendimet e letrës së Blakajt, Isufaj ishte i shkurtë duke thënë se nuk dëshiron të komentojë për këtë.
“Nuk kam koment absolut, nuk ndërhyj kurrë dhe nuk komentoj më tepër”, tha Isufaj.
Në lidhje me mbylljen e seancës, Isufaj tha se kjo është një praktikë e rëndomtë ku vetëm njoftohen anëtarët e Këshillit sepse dispozitat ligjore janë të kjarta dhe vetëm njoftohet Presidenti i vendit.
Isufaj po ashtu komentoi edhe zhvillimet e fundit rreth kësaj ngjarje duke përfshirë edhe protestat që po zhvillohen dhe po kërkojnë dorëheqjen e kryeprokurorit.
“Krejt çka kemi pas i kemi thanë në komunikatë dhe nuk po duam t’i japim kurrfarë konotacioni rastit Blakaj, nuk po duam as me komentu, ne e falënderojmë për punën e tij dhe ai ka dhënë dorëheqje dhe nuk kam çka me diskutu me atë punë për dikë që nuk është prezent”, tha Isufaj.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...