Gazetari dhe moderatori i njohur nga Shqipëria, Blendi Fevziu ka rrëfyer prapaskenat e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Fevziu ka komentuar figurat kryesore politike e historike të Kosovës.
Ai thotë se nuk mund të ketë një histori të Kosovës pa Ibrahim Rugovën.
“Ibrahim Rugova është një personazh tejet interesant. Është një nga njerëzit që në mënyrë të pabesueshme në mënyrë globale arriti të bind qytetarët e vendit të tij për atë që quhet rezistenca paqësore. Për mua më i rëndësishëm se rezistenca paqësore ishte ndërtimi i një shteti paralel, i cili arriti të funksionojë në mënyrë perfektë me kontribute vullnetare, pa asnjë ligj të shkruar apo imponuar…Nuk mund të ketë histori të Kosovës pa Ibrahim Rugovën”, tha ai.
Gazetari ka vlerësuar lartë edhe figurën e Hashim Thaçit, derisa thotë se po mbahet padrejtësisht në Hagë.
“Thaçi është nga njerëzit që ka besuar një ëndërr që është dukur e paarritshme. Ai bashkë me shokët sfidoi ushtrinë Jugosllave që në atë kohë ishte ndër më të fuqishmet në botë. Është një njeri me kontribut të jashtëzakonshëm por fati apo fatkeqësia ishte që kulmin e arriti kur ishte shumë i ri. Ai ishte 30 vjeç kur hapi dyert e Rambujesë. Nga ai moment Thaçi shënoi emrin e tij në histori shumë më fuqishëm se çdo gjë që bëri më pas”, tha ai në RTV Dukagjini.
Moderatori i “Opinion” thotë se Kurti është “kafshë në politikë” në kuptimin pozitiv të fjalës.
“Kurtin e kam njohur që nga protestat studentore. Është politikan i jashtëzakonshëm. Kurti ën kuptimin e mirë të fjalës është një lloj :kafshe politike”. Por ai raportin me opozitën e ka shumë më të mirë se atë me pushtetin. Ishte shumë më kreativ në opozitë se në pushtet. Në opozitë Kurti kishte një lloj fantazie dhe kreativiteti që nuk po ja shoh në pushtet”, deklaroi tutje Fevziu.
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...