Drejtori ekzekutiv në Fondin për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj, e ka cilësuar si skandaloz deklarimin e ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili kishte thënë: “Mos u merrni me amerikanët, gjermanët, turqit dhe gjithë të tjerët.
Çfarë të bëjmë me serbët të cilët flasin budallallëqe të ndryshme, iu tregojnë shqiptarëve dhe kroatëve se ku janë të varrosur shqiptarët në gjithë Serbinë”.
“Është prononcim skandaloz i ministrit të punëve të jashtme të Serbisë. Është krejtësisht e papranueshme. Nuk e besoja që mund ta thoshte këtë një ministër i punëve të jashtme, por e shikova atë emision në tërësi dhe ai kërcënon hapur Velko Odalloviqin duke thënë se ai edhe sot gërmon nëpër Serbi nëpër vende të ndryshme në bazë të informatave të spiunëve të ndryshëm”, ka thënë Blakaj, në Klan Kosova.
“Nuk ka asnjë muaj nga marrëveshja e Washingtonit dhe Brukselit dhe ministri i shtetit serb tani kërcënon rreth e rrotull në Serbi gjithë ata që kanë mandat të zbardhin fatin e personave të zhdukur”.
Blakaj tha se për rastet e zhdukjeve masive të civilëve shqiptarë në Kosovë duhet të ketë dokumentacione të sakta.
“Planifikimi i krimeve dhe fshehja e provave ka qenë shumë mirë e koordinuar nga kriminelët serbë. Haga shumë mire e ka dokumentuar bartjen e trupave nga Kosova në Serbi dhe fshehjen e tyre në varrezat masive. Ka dokumentacione dhe ato po rrjedhin nga pak”.
“Prandaj ne në Fondin për të Drejtat Humanitare i kemi rekomanduar institucioneve që një ndër temat e dialogut të jetë çështja e personave të zhdukur, se jemi të sigurt që duhet të ketë arkiva dhe informata të rëndësishme për shumicën e atyre që janë shpallur të zhdukur”.
“Është e qartë që autoritetet serbe posedojnë informata të sakta për varrezat masive, por nuk ekziston asnjë vullnet politik që ato informata të dorëzohen dhe të lokalizohen varrezat”, ka deklaruar Blakaj.
Mbijetuesja e Masakrës së Tulsas, voton për Kamala Harris
“E ka çuar VV-në në 50% dhe mund ta çojë në 80%” – Basha për...
Haliti: Kushdo që fiton në Amerikë, Kosova duhet të përgatit...
Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se...
“Për çka ndjehesh krenar?”: Vullneti pyet Atillën, ky i fund...
Arrestohet një person pranë Kapitol, u kap me armë zjarri