Drejtori Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FHD), Bekim Blakaj ka folur për zhvillimet e fundit në raport me mohimin e krimeve të luftës.
Blakaj, në RTV Dukagjini ka thënë se pos dëmshpërblimit financiar ndaj viktimave të luftës duhen bërë edhe gjëra simbolike siç janë kërkim faljet.
Ai ka thënë se disa shtete kanë marrë veprime ndaj viktimave të tyre në luftëra të ndryshme.
“Kancelari gjerman kishte kërkuar falje për viktimat e nazizmit madje ishte përkulur para tyre”.
Blakaj duke komentuar mohimin që zyrtarët serbë po u bëjnë krimeve të kryera në Kosovë, thotë se “kjo është shenjë se nuk janë ndërmarrë hapa serioz drejt një pajtimi në të ardhmen”.
Drejtori Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, tha se ishte një befasi e mirë reagimi i UNMIK-ut.
Blakaj thotë se deri më tani në Serbi nga viti 1999 janë dënuar 17 serbë që kanë kryer krime në Kosovë.
“Shumica prej tyre janë të nivelit të ulët komandues. Pra policë apo ushtarë e asnjëri nga niveli komandues, që ka pasur përgjegjësi”.
Ai thotë se ky numër është shumë i vogël në raport me numrin e viktimave dhe krimeve që janë kryer në Kosovë.
Blakaj thotë se megjithatë dënimet për krime lufte nga Gjykata e Hagës ndaj zyrtarëve serbë duhet të shfrytëzohen nga zyrtarët e shtetit të Kosovës.
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag