Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) nuk është e vetmja që po heton rastet e fryrjes së listave të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Disa raste të fryrjes së listave të veteranëve janë shpërndarë edhe në disa Prokurori Themelore të Kosovës.
Rastet e fryrjes së listave të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) përveç nga Prokuroria Speciale po hetohen edhe nga disa Prokurori Themelore të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” prokurori i Prokurorisë Speciale Sylë Hoxha, i cili ka shtuar se përgjegjësia penale për mashtrimet me listat e veteranëve do të bjerë mbi të gjithë ata që janë përfshirë në këto mashtrime, duke nisur nga anëtarët e Komisionit për Verifikimin e Veteranëve e deri te veteranët e rrejshëm.
Para pak ditësh, Prokurori Special Elez Blakaj, që po hetonte këtë rast, ka dhënë dorëheqje. Më pas, i njëjti ka shpërthyer në akuza përmes facebook’ut, ndaj kryeprokurorit të Shtetit Aleksandër Lumezi.
Pas dorëheqjes se Blakajt, lënda e veteranëve të rrejshëm të cilën Blakaj nuk e çoi deri në fund, iu dha një prokurori tjetër special.
Elez Blakaj pretendon se ka ngritur një aktakuzë për veteranët e rrejshëm, por që ajo kurrë nuk u dërgua nga ai në gjykatë, por e njëjta rrodhi vetëm në media.
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...