Drejtori ekzekutiv në Fondin për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj, ka paralajmëruar se së shpejti do të fillojnë gjykimet edhe për dy raste për krime të luftës në Kosovë.
Blakaj në RTV Dukagjini ka thënë se aktualisht janë duke u zhvilluar disa procese gjyqësore për krime të luftës për të cilat FHD është duke i monitoruar.
“Fondi për të Drejtën Humanitare monitoron të gjitha shqyrtimet gjyqësore që kanë të bëjnë me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Së shpejti pritet të fillojnë edhe dy gjykime të reja. Megjithatë të gjitha këto seanca dhe këto gjykime kanë të bëjnë me kryerës të krimeve që janë të nivelit më të ulët që nuk kanë përgjegjësi komanduese”, tha ai.
Blakaj thotë se personat që kanë pasur përgjegjësi komanduese është e nevojshme të sillen para gjykatave.
Ai thotë se bashkëpunimi i EELEX-it me palën serbe nuk ka dhënë ndonjë rezultat në sjelljen para drejtësisë të personave të nivelit të lartë komandues që kanë kryer krime në Kosovë.
“EULEX-i ka dhënë asistencë për Serbinë në gjykimin e disa rasteve që kanë kryer krime në Kosovë e që prokuroria serbe i ka gjykuar”, tha ndër të tjera Bekim Blakaj.
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...