Ish-prokurori Elez Blakaj ka reaguar ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt lidhur me çështjen e atëhershme të listës së veteranëve.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Blakaj thotë se ish-kryeministri flet përsëri për ish-prokurorin, jo për çështje private por për çështje zyrtare të një procesi ende të hapur, duke iu referuar listës së veteranëve.
Ai thotë se disa gjëra që thotë Haradinaj nuk qëndrojnë.
“Prokurori ka kërkuar takim zyrtar, jo, kjo nuk qëndron! Prokurori ka komunikuar vetëm me shkresa sipas rregullave të Kodit të Procedurës Penale. Keni qenë JU që keni kërkuar takim me prokurorin, pasi që prokurori kishte takim vetëm me përfaqësuesit e zyrës për Çështje të Veteranëve të UÇK-së, e pastaj ai takim ka ndodhur aty për aty nën tension dhe me diktim “të bashkëpunimit” sipas kushteve tuaja”, ka shkruar Blakaj.
“Ndërsa si përgjigje, prokurori ju ka paralajmëruar se nëse nuk bashkëpunon, materialet do të konfiskohen! Të pranishëm aty kanë qenë edhe disa dëshmitarë!”, ka vijuar tutje Blakaj.
“Keni deklaruar se ia keni dhënë të gjitha materialet prokurorit. As kjo nuk qëndron! Po të ishte ashtu, pse prokurori i rastit i konfiskoj ato materiale përmes urdhëresës! Kjo ka ndodhur menjëherë pasi ju i keni kthyer përgjigjen me shkrim prokurorit me atë letrën e famshme, të cilën më vonë ju vet e keni bërë publike, jo unë!”, shkruan Blakaj.
Tutje Blakaj thotë se sa ka qenë në detyrë asnjë e dhënë e veteranëve nuk ka dalë nga Prokuroria Speciale, por sipas tij listat kanë dalë nga makanizma tjerë që kanë qenë nënë kontroll nga Qeveria.
“E keni përmendur edhe çështjen e sigurisë nacionale duke e ndërlidhur me këto materiale! Si Kryeministër në atë kohë, duhet të siguroheshit që persona të pandërgjegjshëm brenda sistemit nuk do ti publikonin emrat dhe mbiemrat dhe të dhënat personale të mijëra aplikanteve për statusin e veteranit të UÇK-së, ndërsa për kohën sa kam qenë unë, asnjë informatë e vetme nuk ka dal nga PSRK-ja. Ju i keni pasur nën kontroll të gjithë mekanizmat në atë kohë, madje edhe AKI-n që ju ka raportuar çdo ditë…! Të vetmit emra dhe mbiemra të cilët prokurori i ka përmendur deri në atë fazë të procedurës kanë qenë tani të akuzuarit dhe kjo lehtësisht mund të dëshmohet; të gjitha të tjerat, duke filluar nga hartimi i emrave e deri tek publikimi i tyre, janë produkt dhe kordinim i personave që ju i njihni mirë, e që fatkeqësisht janë edhe nga sistemi i drejtësisë!”, u shpreh ai.
Blakaj thotë se kishte konfiskuar dokumente nga Zyra e Kryeministrit pa pasur nevojë për show mediatik.
“Të nderuar qytetarë, paramendoni çfarë paradoksi; përderisa unë si prokuror kam konfiskuar materiale në zyrën e Kryeministrit dhe pa pasur nevojë për spektakël dhe shoë mediatik, ndërsa shefi im, maksimumi çfarë ka mundur të bëjë ka qenë raportimi në zyrën e Kryeministrit, por edhe tek të tjerët sipas nevojës…!”
“Miq, nuk ndërtohet perspektivë e re me qasje të vjetër, e aq me tepër kur inati dhe hakmarrja vazhdojnë të jenë kryefjalë e punës sonë! Nëse dëshirojmë perspektivë më të mirë për vendin tonë, duhet të ndryshojmë për hir të gjenaratave të reja!”, ka deklaruar tutje Blakaj.
Por kreu i AAK-së thotë se është fakt se ka pasur debat me Blakajn, por jo në kohën sa ky i fundit e ka ushtruar punën e prokurorit./Arbresh.info/
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...