Guvernatori i Bankës Qendrore Kosovës, Fehmi Mehmeti, pas takimit me përfaqësuesit e bankave dhe bizneseve, tha se nëse vendi shkon në një mbyllje totale për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19, ka kapacitete për ta mbështetur ekonominë e vendit.
Rinor Gjobalaj, nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, ka arritur t’i ndihmojë bizneset gjatë periudhës së pandemisë, raporton Arbresh.info.
“Sot patëm një takim me rëndësi në mes Bankës Qendrore dhe akterëve të tjerë në mënyrë që të krijojmë një dritare specifike dhe të ndihmojmë bizneset në vend, kemi krijuar pesë dritare specifike, dritarja për me i ndihmu grat në biznes dritaren për biznese në prodhim, dritaren për biznese në fushën e shërbimeve, dritaren për biznese që merën ën fushën e prodhim dhe dritaren për biznese që merren me tregti. Ne besojmë fuqimisht se këto dritare në bashkëpunim me bankat komerciale në Kosovë do të rrisin kreditimin për ndërmarrje të vogla dhe të mesme që ata të ballafaqohen sa më lehte me pandeminë Kosovë edhe në fund që të rrisim punësimin në vend. Besojmë se këto do të vazhdojnë edhe në të ardhmen do të mundohemi që bashke me banka bashke me BQK-në, dhe bashke me bizneset që ti informojmë për këto mundësi të reja që besojmë që edhe bankat do të ofrojnë kredi më të mira më të lira për bizneset në vend”, dekalaroi ai.
E, Guvernatori i BQK-së,Fehmi Mehmeti, i pyetur se nëse rritja e numrit të të infektuar në vend mund të paraqes një kolaps të ekonomisë në vend tha si rezultat i kësaj kemi kufizime të veprimtarive ekonomike shkruan Arbresh.info.
“Masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës me qellim të parandalimit të përhapjes së pandemisë e kanë ndikuar aktivitetin ekonomik në Kosovë dhe si rezultat i kësaj kemi kufizime të veprimtarive ekonomike dhe për këtë arsye kemi parashikimet e tona si bankë qendrore e kemi potencuar disa herë janë që në vitin 2020 kemi një ramje ekonomike -7.2%, nëse veç ndodh që të kemi edhe mbyllje të mëtutjeshme pikërisht edhe për këtë arsye kanë qenë këto takime që i kemi mbajtur sot edhe me Fondin Kosovar për Garantimin e Kredive me bankat komerciale fillimisht edhe më pastaj edhe me shoqatat e bizneseve në raste se paraqitet nevoja për mbyllje të mëtutjeshme ne veç i kemi identifikua nevojat këto tani me do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me qëllim që edhe masat të cilat ti ndërmarrim do të jenë në kontinentet ose në harmoni me ose sipas nevojave të cilat paraqiten në mënyrë që ta suportojm ekonomin e vendit ajo çka është e mira është bankat vazhdojnë të kenë kontinuitet të mjaftueshëm, bankat gjatë pandemisë e kanë ndihmuar ekonominë dikur rreth 1.5 miliard euro dhe bankat kanë mjaft kontinuitet dhe realisht tani me të dhënat që kemi në dispozicion raporti i likuiditetit sillet diku rreth 39.8%, që është larg minimumit të rregullativ dhe kjo tregon që ne kemi një sektor shumë stabil i cili ka kapacitete për ta suportuar ekonomin dhe njëkohësisht kjo përkrahje ndaj bizneseve dhe individëve gjatë kësaj periudhë që fola ma herët në sektorin bankar, tregon që bankat janë të gatshme që të vazhdojnë në përkrahjen e ekonomisë “, ka thënë guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti.
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës