Më 24 dhe 25 maj në Prishtinë do të mbahet konferenca ekonomike e Bizneseve Shqiptare nga Europa, shkruan albinfo.ch.
Kjo konferencë, e cila do të bëjë bashkë biznesmenë nga diaspora e Kosova, mëton të rrisë bashkëpunimin mes këtyre dy grupeve në fushën e biznesit.
Përgjatë këtyre dy ditëve janë paraparë aktivitete të ndryshme, ndër të tjera edhe takimet B2B, përmes së cilave kompanitë pjesëmarrëse do të kenë mundësi të njoftohen mes vete dhe të shqyrtojnë mundësitë për bashkëpunim.
Konferenca do të nisë këtë të premte, në orën 09:00, kur do të fillojë edhe regjistrimi i pjesëmarrësve. Më pas, konferencën do ta hapin me fjalë hyrëse Yll Blakaj, kryetar i degëve organizatore të konferencës nga RRBDSH dhe Brian Martalus, drejtor i Zyrës për Rritje Ekonomike, USAID Kosova.
Agjendën e plotë e gjeni duke klikuar KËTU
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave