Kanë kaluar muaj dhe vite, por zbardhja e vrasjes së kandidatit të PDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës, Elvis Pista po vazhdon të mbetet mister, raporton Arbresh.info.
Asnjë i dyshuar i vetëm i përfshirë në këtë rast nuk ekziston në listën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës.
Kanë mbetur vetëm edhe pesë muaj që të bëhen 4 vjet nga vrasja e Pistës dhe prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë Ali Uka thotë se përkundër që janë intervistuar më shumë se 100 dëshmitarë, prokuroria nuk ka asnjë të dyshuar të mundshëm për këtë rast.
“Nuk ka asgjë në këtë rast. Deri tash nuk kemi mund me bë asgjë. Kam kontaktuar tash vonë me policinë më kanë thënë që kur të kemi ndonjë informacion do të kontaktojmë, ka dy muaj e më shumë që nuk më kanë njoftuar asgjë”, thotë prokurori Uka.
Problemi kryesor që ka pamundësuar zbardhjen e këtij rasti deri tash, sipas prokurorit Uka është marrja e Pistës me veprimtari të ndryshme, e cila ka bërë që të hapen shumë pista të hetimit.
Prokurori Uka, thotë se ka pasur edhe dyshime konkrete, por që nuk kanë arritur të faktohen .
“Pista ishte marrë me shumë veprimtari, përfshirë dhënien e pareve me fajde, shit-blerje të automjeteve, pretendimi i tij në politike, kandidimi i tij për kryetar të Rahovecit, krejt këto janë pista të ndryshme të hetimit, të cilat e kanë komplikuar rastin edhe më shumë. Janë shtatë apo tetë pale të shkresave dhe urdhëresave, të gjitha ato i kemi kaluar, diçka ka pasur, por nuk kemi mundur t’i vërtetojmë”, është shprehur për Arbresh. Info prokurori Ali Uka.
Ndryshe, Elvis Pista është vrarë mëngjesin e 15 qershorit të vitit 2014, kur po dilnte nga restaurant “Jahaj” në Rahovec, pas një organizimi që kishte bërë për ditëlindjen e bashkëshortes së tij. Pista ishte qëlluar me katër plumba pas shpinës me një armë shurdhuese./Gita Lushi/Arbresh.info
Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot Qeveria e Kosovës
Kryetari i Zveçanit, reagon pas sulmit me granata dore në ob...
Arrestohet një i dyshuar për mashtrim me kredi në Prishtinë
Vlorë, arrestohet 22-vjeçari, i dënuar për shitje të lëndëve...
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...