Ministri i Financave, Bedri Hamza, gjatë një vizite zyrtare në Austri, përveç takimit bilateral me ministrin e Financave të Qeverisë së Austrisë, Hartwig Loger, mori pjesë edhe në forumin e bizneseve austriake për t’i njoftuar me mundësitë e investimit në Kosovë.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se me këtë rast Hamza i informoi bizneset austriake për politikat e favorshme që ka Kosova për investime, si sistemin tatimor më të thjeshtë, tatimin më të ulët në korporata vetëm 10 %, tatimi në të ardhura personale maksimumi është 10%, ndërsa tatimi i vlerës së shtuar është më i ulëti në Ballkan vetëm 18 %.
“Po ashtu ai i informoi bizneset austriake se në këtë 9 mujor të mandatit ka marr vendim për lirim nga tatimi doganor lëndën e parë, gjysmë produktet, linjat e prodhimit dhe pajisjet e TI-së. Po ashtu kemi liruar nga tatimi i akcizës të gjitha lëndët ndihmesë që marrin pjesë në procesin e prodhimit. Kosova posedon një sistem shumë të avancuar financiar, dhe ajo që është më e rëndësishmja një fuqi punëtore që është shumë e re në moshë dhe që flasin më shumë se dy gjuhë të huaja”, thuhet në komunikatë.
Në fund të forumit Hamza në bazë të kërkesës së madhe të bizneseve austriake pati takime bilaterale me një numër të madh të bizneseve që ishin të interesuar për të marrë informata më konkrete për të investuar në Kosovë.
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...