Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, zhvilloi takimin e rregullt të radhës me organizata të shoqërisë civile.
Zyra e Kryeministrit njofton se ky takimi i sotëm ishte i dedikuar për fushën e arsimit, përcjell Arbresh.info.
U bisedua mbi prioritetet nga Agjenda Evropiane e Reformave II në këtë fushë, si përmirësimi i cilësisë së përgjithshme në sektorin e arsimit; sigurimi i qeverisjes transparente të institucioneve arsimore; dhe rritja e qasjes në arsim.
“Nga viti i ardhshëm do të vazhdojmë vetëm me Programin Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2024–2028, derisa masat e mbetura nga ERA dhe rekomandimet e raportit të vendit do të përfshihen në atë plan”.
“Sa i përket shoqërisë civile, raporti i fundit për vendin vlerëson se ajo po funksionon në një mjedis të favorshëm. Shoqëria civile vazhdon të marrë pjesë aktivisht në konsultimet publike dhe të kontribuojë në proceset e politikbërjes dhe monitorimit. Platforma online për konsultime publike është përditësuar me veçori që lehtësojnë edhe pjesëmarrjen e personave me nevoja të veçanta”, thuhet në njoftim.
Raporti gjithashtu konstaton se OSHC-të, palët e interesuara dhe publiku u angazhuan pothuajse katër herë më shpesh në konsultime publike në nivel qendror krahasuar me vitin 2021.
“Si Qeveri, i shohim akterët e shoqërisë civile si partnerë në procesin e integrimit evropian ku secila palë ka rolin e saj dhe mund të japë kontribut si në hartim, monitorim, zbatim apo komunikim të reformave”.
“Reformat e brendshme në sundimin e ligjit, qeverisjen e mirë, progresi ekonomik dhe social, liberalizimi i vizave dhe përkushtimi në bashkëpunimin rajonal konfirmojnë se po bëjmë hapat e duhur e në rrugën e duhur drejt të ardhmes evropiane”, thuhet mes tjerash në komunikatën për media.
Tutje bëhet e ditur se takimet e radhës për këtë vit do të jenë në fushën e sundimit të ligjit, reformës së administratës publike e për sektorin e energjisë./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...