Bislimi: Zbatimi i Udhërrëfyesit të Energjisë është një çështje urgjente

19:13 | 7 Gusht 2023
E.G

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Bensik Bislimi ka reaguar pas aksionit të Policisë në Mitrovicën Veriore.

Pëmes një postimi në Twitter, Bislimi shkruan se zbatimi i Udhërrëfyesit të Energjisë është një çështje urgjente, shkruan Arbresh.info.

Tutje kryenegociatori Bislimi shkruan se Kosova ka zbatuar të gjitah obligimet e saj teska shtoi se të njëjtën gjë pritet dhe kërkohet edhe nga pala tjetër.

“Zbatimi i Udhërrëfyesit të Energjisë është një çështje urgjente. Mospagesa nxit aktivitetin kriminal në kurriz të taksapaguesve dhe mjedisit. Kosova në vazhdimësi ka luajtur një rol konstruktiv dhe ka zbatuar të gjitha obligimet e saja. Të njëjtën gjë presim dhe kërkojmë edhe nga pala tjetër.”, shkroi ai./Arbresh.info

Të ngjashme