Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi ka vizituar sot Qendrën e themeluar së fundmi të studentëve me nevoja të veçanta në Universitetin e Prishtinës.
“Iniciativa për krijimin e Qendrës mbështetëse për studentët me nevoja të veçanta në hapësirat e Universitetit të Prishtinës, është një përpjekje e rëndësishme që synon të promovojë përfshirjen dhe zhvillimin e një mjedisi arsimor gjithëpërfshirës”, theksoi Bislimi, përcjell Arbresh.info.
Sipas komunikatës, Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për krijimin e një ambienti të përshtatshëm dhe mbështetës, në mënyrë që kjo Qendër të jetë një burim i vazhdueshëm për përmirësimin e shërbimeve arsimore dhe përgatitjen e tyre për një të ardhme të suksesshme.
“Gjatë vitit të kaluar i cili u shpall viti i personave me nevoja të veçanta, Qeveria ndërmori iniciativa të ndryshme ku shprehu përkushtimin e saj ndaj studentëve me nevoja të veçanta.”, thuhet në komunikatë.
“Për të ndihmuar në kushtet e tyre, ndau laptopë për studentët me nevoja të veçanta, të cilët studiojnë në universitete publike të Kosovës, si dhe në institucionet para-universitare rriti numrin e të punësuarve të asistentëve për fëmijë me nevoja të veçanta. Kjo e fundit u përmend dhe vlerësua si pozitive dhe nga Raporti për Vendin, por kemi ende shumë për të bërë për fëmijët e studentët me nevoja të veçanta në Kosovë të cilët përballen me sfida të ndryshme sa i përket përfshirjes në institucionet edukativo-arsimore.”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
“Gjithashtu edhe Masa 1.6 për mbështetjen e personave me nevoja të veçanta e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, ka synuar që edhe punësimi të jetë sfidë e cila adresohet për krijimin e një ambienti ku askush nuk ndihet i përjashtuar dhe të gjithë kanë mundësi të barabarta edhe në punësim. Kjo masë përveç që synon nxënien e shkathtësive, ka objektiv edhe punësimin e qëndrueshëm të tyre. Ne besojmë fuqishëm se arsimi është instrumenti thelbësor për të ndryshuar të ardhmen e përmes arsimit gjithëpërfshirës rrisim edhe mundësinë për punësim.” , bën të ditur njoftimi.
“Ndërthurja e bashkëpunimit e koordinimit edhe me partnerë tanë është një aspekt i rëndësishëm i realizimit të këtij projekti, por edhe një vlerë e shtuar që ndihmon në forcimin e iniciativës sonë për përmirësimin e mundësive arsimore.”
Tutje në njoftim thuhet se gjithëpërfshirja dhe mbështetja e studentëve me nevoja të veçanta nuk është thjesht një detyrë programore, por një mision substancial e vleror.
Në këtë vizitë ishte prezent dhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, shefi i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Nuno Queiros dhe pjesëmarrës nga organizata joqeveritare e shoqëria civile dhe studentë.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...