Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë në “Konferencën mbi Migrimin dhe efektet potenciale të liberalizimit të vizave me BE-në në tregun e punës në Kosovë”, në kuadër të sesionit “Strategic Vision”, së bashku me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.
Në bashkëbisedim me ambasadorin Rohde, pjesëmarrësit e në përgjigjet në pyetjet e moderatorit të diskutimit, zëvendëskryeministri Bislimi tha se vizioni i Qeverisë së Republikës së Kosovës është ai i integrimit në Bashkimin Evropian e arritjes së standardeve evropiane në mirëqenie të qytetarëve e funksionim efikas të institucioneve, përcjell Arbresh.info.
“Liberalizimi i vizave është një arritje e rëndësishme e pozitive.”, thuhet në njoftim.
Zëvendëskryeministri Bislimi tha se marrja e vendimit final 8 muaj para nisjes së lëvizjes pa viza, ka ofruar kohë dhe hapësirë për të dizajnuar një fushatë informimi, e cila është shpërndarë e adresuar për të gjithë qytetarët.
‘Ideja e fushatës ka garantuar dy aspekte: që qytetarët tanë të mund të lëvizin të lirë e me sa më pak barriera, pra nëse ka elemente shtesë në lidhje me udhëtimin jashtë, qytetarët të jenë sa më të informuar mbi kushtet e udhëtimit e ai tashmë të jetë kënaqësi e jo vështirësi siç ka qenë më parë, dhe e dyta është të sigurohemi që liberalizimi i vizave të mos keqinterpretohet dhe keqpërdoret, ku kemi shpjeguar se çka nënkupton e çka nuk nënkupton liberalizimi i vizave.”, u shpreh ai.
Kujtojmë që fushata për liberalizimin e vizave ka nisur me datën 5 tetor, ku për më shumë se një muaj janë vizituar qytete e lokalitete anembanë vendit, e tashmë po vijon ende përmes rrjeteve sociale e televizioneve.
Konferenca u organizua nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare në bashkëpunim me International Organization for Migration (IOM), Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), si dhe Kantar (Index Kosova)./Arbresh.info/
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...