Zëvendeskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, raporton në Komisionin për Integrime Evropiane.
Zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë se nuk dëshiron të spekulojë nëse do t’i hiqen masat ndëshkuese Kosovës, në mbledhjen e sotme të Komitetit Politik dhe të Sigurisë, megjithëse është raportuar se rekomandimi i përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell është për largimin e masave.
Në raportim e sipër në Komisionin për Integrime Evropiane, Bislimi ka theksuar se vendosja e masave ka qenë e padrejtë dhe mbi të gjitha ka vlerësime se ka pasur shkelje ligjore gjatë vendosjes së tyre.
“Kosova nuk e ka statusin e kandidatit për Bashkimin Evropian dhe në këtë fazë derisa sa të jemi anëtar të plotë Kosovës nuk i kërkohet që legjislacionin ta ketë në harmoni të plotë me atë të Bashkimit evropian. Kosovës i kërkohet që ta përafrojmë legjislacionin”, ka deklaruar Bislimi./rtk
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...