Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi gjatë ditës së sotme është vaksinuar dhe ka bërë thirrje tek të gjithë që të vaksinohen, pasi që sipas tij, vaksinat janë rrugëtimi drejt ringjalljes ekonomike, sociale e kulturore.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se dozën e parë të vaksinës AstraZeneca e ka marrë të mërkurën.
“Vaksinat janë rrugëtimi jonë drejt ringjalljes ekonomike, sociale, e kulturore, prandaj sigurohuni që të vaksinoheni sa më shpejtë. Unë e morra dozën e parë të vaksinës AstraZeneca sot dhe jam shumë falenderues ndaj stafit shëndetësor për mundësinë e zgjedhjes si dhe për punën e tyre të palodhshme në luftimin e pandemisë Covid-19. Unë zgjodha AstraZenecan sepse është po aq efektive sa edhe Pfizer, ka shkruar Bislimi në llogarinë e tij në Facebook.
Kujtojmë se vetëm gjatë dy ditëve të fundit në Kosovë janë regjistruar mbi 300 raste të reja të COVID-19./arbresh.info/
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...