Ardita Sinani është emëruar kryetare e komunës së Preshevës, dhe Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ka reaguar në lidhje me këtë zgjedhje.
Ai theksoi se qytetarët e Preshevës kanë shprehur qartë preferencat e tyre për mënyrën e qeverisjes që dëshirojnë.
Në një postim në Facebook, Bislimi shkroi se bashkëpunimi do të jetë i pandashëm, dhe shqiptarët tani do të kenë mundësinë të njohin ndryshime pozitive e të prekshme për Preshevën
Bislimi shtoi se vetëm përmes përpjekjeve të përbashkëta do t’i tejkalojmë sfidat dhe do ndërtojmë të ardhme më të mirë.
Postimi i plotë:
Në zgjedhjet e fundit Presheva zgjodhi në krye të Komunës Ardita Sinanin, të cilën e përgëzoj për fillimin e marrjes së detyrës. Qytetarët atje treguan një vullnet të qartë politik dhe të modelit me anë të të cilit duan të shohin komunën e tyre duke u qeverisur.
Bashkëpunimi do të jetë i pandashëm dhe së bashku do të angazhohemi maksimalisht të hapim mundësi të reja për të ndihmuar bashkëkombasit tanë atje. Është thelbësore që të garantojmë mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të përmirësojmë kushtet socio-ekonomike dhe politike për të gjithë shqiptarët në rajon. Vetëm përmes përpjekjeve të përbashkëta do të mund t’i tejkalojmë sfidat dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Andaj, ky është një moment i rëndësishëm për shqiptarët e Preshevës, të cilët përmes udhëheqjes së Arditës do të kenë mundësi të njohin ndryshime pozitive dhe të prekshme për Preshevën./Arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...