Google ADS

Bislimi udhëton për një vizitë zyrtare në SHBA

12:53 | 5 Dhjetor 2024
K.B

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë qëndrimit atje, zëvendëskryeministri do të zhvillojë takime me kongresmenë amerikanë, përfaqësues të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, si dhe do të bashkëbisedojë ndër të tjera edhe me drejtoren për çështjet e Evropës Qendrore dhe Jugore në Departamentin amerikan të Shtetit, Colleen Hyland.

Pjesë e agjendës do të jenë dhe takimi me ambasadorin Michael Carpenter, i cili shërben si drejtor i lartë për Evropë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe do të marrë pjesë në një tryezë diskutimi në John Hopkins School of Advanced International Studies, SAIS./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme