Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Departamentin Amerikan të Shtetit, Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u mirëprit nga Drejtorja për Çështjet e Evropës Qendrore dhe Jugore, Colleen Hyland.
Përgjatë takimit u bisedua rreth zhvillimit dhe rritjes ekonomike të Kosovës si dhe sigurinë energjetike dhe investimet në këtë fushë.
“Temë e trajtuar ishte edhe sulmi kinetik i javës së kaluar në kanalin e Ibër Lepencit, si vazhdimësi e përpjekjeve, planifikimeve dhe organizimeve me synim destabilizimin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin nga ZKM-ja, shkruan Arbresh.info
Bislimi i falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për dënimin e sulmit dhe mbështetjen ndaj vendit tonë në zbardhjen e plotë të tij.
Më tej, ai foli dhe rreth iniciativave e politikave të ndërmarra nga qeveria për të mbështetur komunitetin serb në Kosovë dhe lehtësimin e integrimit të tyre. Në takim u diskutua dhe rreth zhvillimeve në lidhje me procesin e dialogut.
Specialja ua vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup K...
MFPT: Reforma e asistencës sociale parasheh mbështetjen e pu...
Mbahet takimi në kuadër të Strategjisë Kombëtare Kundër Traf...
“Reuters”: Partitë gjermane arrijnë marrëveshje historike pë...
Vuçiqi, Trumpit të Ri: Zgjidhja me Kosovën duhet të jetë një...
Vdes edhe personi i dytë nga vetaksidenti në Ranillug