Ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi ka folur lidhur me masat që ka marrë qeveria që të menaxhohet situata me koronavirusin, raporton Gazeta Express.
Bislimi thotë se janë 15 masa që janë marrë nga Qeveria, derisa ka folur edhe për cilat kategori do të ndihmohen.
“Janë gjithsej 15 masa dhe synojmë të përmbushim dëmet që janë bërë duke i klasifikuar masën në grupe të caktuara. Pjesa më e rëndësishme janë bizneset që e marrin 55% të pakos. Përfituesit e skemave sociale për tre muaj marrin nga 30 euro më shumë. Ata që janë detyru të largohen nga puna përfitojnë për tre muaj pagë minimale, ata që kanë punuar deri më tani po s’kanë pasur kontrata të punës për punëdhënësit duhet t’i fusin në listë të paga dhe t’i pajisin me kontrata 1 vjeçare marrin nga 130 euro”, ka deklaruar ai në një lidhje direkte në T7
Bislimi thotë se të gjithë ata biznese që kanë pasur punëtorë pa kontrata, duhet që t’i regjistrojnë në mënyrë që edhe këta punëtorë të përfitojnë nga skemat.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...