Zëvendëskryeministri parë i Kosovës, për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, mirëpriti sot në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák dhe Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, njëherit i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Mbarëvajtja e procesit të dialogut, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe hapat e ardhshëm në këtë proces ishin në qendër të fokusit të takimit dhe temave të diskutimit.
“Zëvendëskryeministri Bislimi riktheksoi se dialogu është në shërbim të qytetarëve dhe paqes e sigurisë së përgjithshme, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme, që në qendër ka njohjen reciproke. U potencua pacenueshmëria e parimeve të sovranitetit, integritetit territorial dhe rendit kushtetues”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.
Zëvendëskryeministri u shpreh mirënjohës për angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të mbështetur procesin e dialogut të drejtuar nga BE.
Escobar tha se ky proces ka përkrahje të plotë nga ana e SHBA-ve. Ndërkohë, Emisari i Bashkimit Evropian, Lajçak tha se ky takim është një mundësi e mirë për të vazhduar diskutimet dhe avancuar më tej në këtë proces.
Gjithashtu, Bislimi konfirmoi përkushtimin e Kosovës në vazhdimin e angazhimit konstruktiv në proces dialogut./arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...