Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin për Punë, Familje, Çështje Sociale dhe Mundësi të Barabarta të Sllovenisë, Luka Mesec. Prezente në takim ishte dhe ambasadorja e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejčič.
“Bashkëbiseduan rreth fuqizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve tona dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Fokusi kryesor gjatë diskutimit iu dha marrëveshjes së inicuar sot mes Kosovës dhe Sllovenisë për sigurime shoqërore. Kjo marrëveshje do t’i mundësojë qytetarëve të dy vendeve të kenë mundësinë të realizojnë të drejtën e tyre për pension në vendin ku jetojnë”, thuhet në njoftimin për media.
Bislimi e njoftoi homologun e tij edhe me progresin që ka njohur vendi në katër vitet e fundit, veçanërisht sa i përket zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Në takim u bisedua edhe rreth zhvillimeve në vend dhe rajon. Zëvendëskryeministri Bislimi shprehu mirënjohjen ndaj Sllovenisë për partneritetin dhe bashkëpunimin si dhe i dëshiroi z. Mesec qëndrim e vizitë të frytshme në Kosovë./Arbresh.info/
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 200 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për v...
“Biletë kthimi e çek me para” – gjashtë avantazhet që ndodhe...
Mund të largohet i lirë nga Barcelona, tre gjigantët evropia...