Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti sot në takim Ministrin e Drejtësisë të Mbretërisë së Danimarkës, Nick Hækkerup.
Në takim u bisedua mbi avancimin në procesin e miratimit në Kuvend të marrëveshjes ndërkombëtare dypalëshe për dhënien në shfrytëzim të qelive për të burgosurit nga Mbretëria e Danimarkës, marrëveshje kjo e cilësuar si një bazë solide për bashkëpunimet e radhës.
Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi gjithashtu progreset e arritura nga Kosova në fusha, si sundimi i ligjit, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe zhvillimin ekonomik.
Ministri Hækkerup vlerësoi angazhimin e Republikës së Kosovës dhe konfirmoi përkushtimin e Mbretërisë së Danimarkës për përkrahje në fusha të ndryshme zhvillimore, projekte të ardhshme të mundshme, si dhe në rrugën evropiane dhe të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Zëvendëskryeministri Bislimi foli për objektivat e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të ardhmen evropiane, të cilat janë integrimi në Bashkimin Evropian, anëtarësimi në Këshillin e Evropës, si dhe nevoja e liberalizimit të vizave për qytetarët e vendit.
Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Danimarkës kanë ndërtuar marrëdhënie të ngushta partneriteti, e cila do të vijojë të thellohet, në kuadër edhe të projekteve e bashkëpunimeve të ardhshme./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...