Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi është porritur sot në takim nga komandanti i Forcave Paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Ferenc Kajári.
Ata diskutuan për situatën e sigurisë në Kosovë, teksa komandanti i KFOR-it siguroi se janë duke punuar për të krijuar një ambient të sigurt për qytetarët e Kosovës.
“Në takim u diskutua bashkëpunimi dhe koordinimi paralel mes KFOR-it dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, përfshirë Policinë e Republikës së Kosovës. Puna e përbashkët e jona karakterizohet nga efikasiteti në komunikim, bashkëpunim e bashkërendim të veprimeve për ruajtjen e ambientit të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Komandanti i KFOR-it, z. Kajári, e informoi Zëvendëskryeministrin Bislimi mbi aktualitetet dhe e siguroi atë se KFOR-i është nën kontroll të plotë të pikave të cilat monitorohen prej saj”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u prit në takim nga komandanti i Forcave Paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Ferenc Kajári.
Në takim u diskutua bashkëpunimi dhe koordinimi paralel mes KFOR-it dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, përfshirë Policinë e Republikës së Kosovës. Puna e përbashkët e jona karakterizohet nga efikasiteti në komunikim, bashkëpunim e bashkërendim të veprimeve për ruajtjen e ambientit të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Komandanti i KFOR-it, z. Kajári, e informoi Zëvendëskryeministrin Bislimi mbi aktualitetet dhe e siguroi atë se KFOR-i është nën kontroll të plotë të pikave të cilat monitorohen prej saj.
Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi dhe shprehu mirënjohje ndaj Gjeneralit për punën që KFOR-i po e zhvillon duke vlerësuar rëndësinë e KFOR-it në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Republikën e Kosovës./arbresh.info/
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...