E ardhmja e dy vendeve tona është në Bashkimin Evropian(BE). Kështu tha sot zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi gjatë takimit me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.
“E ardhmja e dy shteteve tona është në BE. Përkushtimi ndaj Procesit të Berlinit dhe përmbushjes së agjendës evropiane, janë objektiva tona të përbashkëta. Bashkëpunimi rajonal është një prej mënyrave përmes së cilës konsolidojmë përafrimin e vendeve tona dhe angazhimin pozitiv ndaj fqinjësisë së mirë”, tha Bislimi.
Bislimi përmes një postimi në Facebook ka treguar se gjatë takimit me të parin e shtetit të Malit të Zi kanë diskutuar rreth bashkëpunimit më të ngushtë mes dy qeverive dhe për të lëvizur drejt nënshkrimit të marrëveshjeve ekonomike në të mirë të qytetarëve të dy vendeve.
“Bashkë me Presidentin e Malit të Zi, Milo Đukanović, diskutuam mbi bashkëpunimin më të ngushtë mes dy qeverive dhe për të lëvizur drejt nënshkrimit të marrëveshjeve ekonomike në të mirë të qytetarëve, mirëqenies së përgjithshme dhe zhvillimit ekonomik të të dyja vendeve. Kosova është e përkushtuar në përkrahjen e komunitetit malazez në Kosovë dhe mirëpret kontributin e rëndësishëm të tyre në zhvillimin e vendit”, tha Bislimi.
Ndryshe, Gjukanoviq gjatë ditë së sotme ka vizituar Kosovën me ftesë të Presidentes së vendit.
Ai gjatë ditës së sotme është pritur edhe nga Osmani dhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca./arbresh.info/
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad