Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe ambasadori jorezident i Kanadasë për Kosovë, Alan Bowman, u takuan sot për të diskutuar mbi mundësitë për intensifikimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve.
Në takim u bisedua mbi situatën në Kosovë në lidhje me menaxhimin e pandemisë, ku zëvendëskryeministri Bislimi foli për uljen e ndjeshme të numrit të rasteve aktive të infektuara nga virusi Covid-19 si dhe ecurinë pozitive të vaksinimit në vend, shkruan arbresh.info.
Ambasadori Bowman, i cili është ambasador rezident në Zagreb të Kroacisë, fillimisht e falënderoi zëvendëskryeministrin Bislimi për mikpritjen dhe theksoi se Kanadaja do të vazhdojë përkushtimin e saj ndaj Kosovës, si dhe është e hapur për bashkëpunime të mundshme në fusha të ndryshme me interes dypalësh.
Në këtë aspekt u trajtua rëndësia e bashkëpunimit ekonomik dhe mundësitë e tërheqjes së investimeve në Kosovë.
Zëvendëskryeministri Bislimi vlerësoi interesin për rritjen e bashkëpunimit mes të dy vendeve dhe potencoi angazhimin për thellimin e marrëdhënieve bilaterale.
Gjithashtu shtoi se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugëtimin e saj dhe objektivat strategjike si integrimi dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës, NATO si dhe liberalizimi i vizave.
Më tej, u veçuan tё arriturat e Republikës së Kosovës në luftën kundër korrupsionit, sundimit të ligjit, në barazinë gjinore dhe reciprocitetin e të drejtave të pakicave si parakushte për marrëdhënie dhe bashkëpunim të qëndrueshëm rajonal./arbresh.info/
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...