Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Zëvendësdrejtorin e Departamentit për Ballkan në Ministrinë për Evropë dhe Punëve të Jashtme të Francës, Nicolas Faye, i cili shoqërohej dhe nga Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
Në fillim të takimit, Faye e uroi zëvendëskryeministrin Bislimi në arritjet e fundit për të ardhmen evropiane të Kosovës, siç është liberalizimi i vizave dhe kalimi i etapës së parë për anëtarësimin e plotë në Këshillin e Evropës, raporton Arbresh.info.
Zëvendëskryeministri Bislimi shprehu falënderimin për mbështetjen e Francës për të ardhmen evropiane të Kosovës, mbështetje kjo e rëndësishme duke qenë se vjen nga një partner dhe aleat kyç për vendin.
“Palët diskutuan dhe për forcimin e marrëdhënieve bilaterale me theks të veçantë në zhvillimin e avancimin e bashkëpunimit zhvillimor dhe ekonomik. Projekte të ndryshme po fillojnë të marrin formë në mes dy vendeve tona të cilat në vijim do të mund të kalojnë në fazat implementuese. Këto projekte prekin fusha e sektorë si tranzicioni drejt energjisë së gjelbër, efiçenca e energjisë apo dhe trajtimi i ujërave të zeza”, thuhet në njoftim.
Në takim u diskutua dhe mbi procesin e dialogut dhe implementimin e Marrëveshjes Bazë të normalizimit të marrëdhënieve dhe Aneksit të Zbatimit. Zëvendëskryeministri Bislimi potencoi se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar dhe e angazhuar, aktive e konstruktive në këtë proces ku përfitues kryesorë duhet të jenë të gjithë qytetarët./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...