Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.
Ambasadori Ëeidinger e uroi zëvendëskryeministrin Bislimi për detyrën dhe përgjegjësitë e reja. Ai theksoi se Austria do të vazhdojë të mbështesë Qeverinë e Republikës së Kosovës, sikurse dhe popullin e Kosovës, në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian. Ai veçoi fushën e arsimit të lartë dhe atë të investimeve direkte si pika kryesore të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Zëvendëskryeministri Bislimi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i Austrisë ia ka dhënë Kosovës, dhe theksoi vullnetin dhe gatishmërinë për të shtuar bashkëpunimin edhe në fusha të ndryshme me interes për të dyja vendet.
Ambasadori Ëeidinger dhe zëvendëskryeministri Bislimi diskutuan edhe për situatën me pandeminë Covid-19 në Kosovë, vizitën e kryeministrit Kurti dhe zëvendëskryeministrave Bislimi e Gërvalla në Bruksel, si dhe dialogun Kosovë-Serbi.
Në mbyllje të takimit, zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin për vizitën, duke uruar që bashkëpunimi në mes të dy institucioneve që përfaqësojnë të thellohet edhe më shumë.
`Inventarizimi Kombëtar i Pyjeve në Kosovë`, prezentohet met...
“A je ardh me i dhanë lajmet a çka” – Drenusha ‘kapet’ me Ro...
Rama: 21-30 Nëntor, Java Kulturore Kombëtare, Shqipëri ̵...
“A mendon se të ka puthur Ana për lojë?- Pyetja e publikut p...
Hamza: Brenda vitit 2025 me mua kryeministër pagat do të rri...
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank